Ivanka Trump apel amerikanëve: Qëndroni në rradhë, mos u largoni. Kemi nevojë për ju

Nuk mund të qëndronte larg emocioneve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA as vajza e Donald Trump, Ivanka Trump.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo fton qytetarët amerikanë të vazhdojnë të dalin në votime, ndërsa ata që janë duke pritur rradhën për të hedhur votën në kutinë e votimit, të mos dorëzohen.

“Qëndroni në rradhë. Mos u largoni. Ne kemi nevojë për ju”, shkruan në një postim të sajin në Facebook vajza e presidentit Trump, Ivanka Trump.