Modelja Ivana Knoll u bë e njohur gjerësisht përmes futbollit. Ish-Miss Kroacia vendosi të udhëtonte disa muaj më parë në Katar për Kupën e Botës dhe aty fitoi fame, bashkë me kombëtaren e Kroacisë, e cila arriti në finalen e vogël të kompeticionit.
Ivana bëri bujë me fotot e saj me rroba dhe rroba banje me ngjyrat e kombëtares kroate dhe u bë temë në të gjitha mediat kryesore. Ajo tani jeton përgjithmonë në Miami, por vazhdimisht udhëton për biznes në Evropë.
Ivana i ka tejkaluar 3.3 milionë ndjekës në Instagram dhe duke dashur të fitojë para nga fama e saj, ajo themeloi një kompani me rroba banje. Në koleksionin e saj ka kryesisht rroba banjo në ngjyrat e disa vendeve të botës dhe vetë ajo i lançon disa përmes rrjeteve sociale.
Pak ditë më parë ajo është fotografuar me bikini në ngjyrat e Spanjës. Fansat e saj e adhuruan dhe njëri prej tyre, shkroi: “Mund të jesh spanjole nëse dëshiron”.









