Prizren

Iu shkaktuan lëndime të rënda dy personave, dërgohen në mbajtje të dyshuarit

Dy persona janë dërguar në mbajtje pasi iu kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy viktimave meshkuj kosovarë.

Në raportin policor thuhet se të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Prizren.