Fotografi që po udhëtonte me veturë nëpër një zonë të Afrikës, qëndronte afër tigrave për të realizuar pamje interesante.
Si pasojë, ai rrezikoi të kafshohej teksa provonte t’i fotografonte, veprim i cili ngriti shqetësim mbi përdoruesit e rrjeteve sociale dhe mbrojtësit e të drejtave të kafshëve.
“Kur jeta vihet në rrezik, për një fotografi i cili merr disa pëlqime dhe zhduket përgjithmonë”, ishte njëri ndër komentet e përdoruesve të mediave sociale, duke e cilësuar veprimin si të rrezikshëm.
Mbrojtësit e ambientit kërkuan që në këto zona të udhëtohet me automjete të mbyllura, në mënyrë që të evitohet çdo rrezik potencial nga kafshët e egra kundrejt njerëzve, apo edhe anasjelltas.
