Mbrëmë në orët e vona në pikë-kalimin kufitar të Vermicës janë kapur mbi 1,000 copë fishekë të gjuetisë.
Inspektorati Policor ka njoftuar se automjeti ishte duke vozitur një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) kanë gjetur municion për gjueti (1074 fishek të pushkës për gjueti).
“Një automjet me targa kosovare dhe i drejtuar nga shtetas i Republikës së Kosovës rreth orës 01:05 ka tentuar që të shmang kontrollin doganore (duke tentuar të ik), mirëpo është urdhëruar që të ndalohet për kontroll doganor. Drejtuesi i mjetit deklaron se nuk posedon asgjë. Mirëpo në bazë të dyshimit të arsyeshëm urdhërohet që mjetin ta drejtoje në vijën e dytë të kontrollit, pas kontrollimit të detajuar së bashku me zyrtarët policor në pjesën e gomës rezervë të kamufluara janë gjetur municion gjuetie. Automjeti është dërguar për skanim në doganën e Shqipërisë, mirëpo pas kontrollimit nuk është gjetur mall tjetër. Sasia e gjetur si në vijim: Municion gjuetie 1074 copë dhe thikë gjuetie pa markë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndaj të dyshimtit është iniciuar rasti për kontrabandim të municionit. Municioni i gjuetisë është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës.







