Faton Abdullahu

Iu drejtua Kurtit me “o bir…”, Abdullahu i PDK-së s’tërhiqet: O bukëpërmys, o pishmanli, o hakubet

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka treguar të ketë marrë kritikë për frazën “O bir pa ty bohet ma mirë, bindu”, drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

Por ai ka shkruar edhe përtej kësaj me fraza të tjera drejt kreut të ekzekutivit, në një formë duke mos qenë pishman për atë që ka thënë paraprakisht.

Ai fillimisht ka thënë se shprehja ka qenë në konotacion kolegial e përkëdhelës, por që sipas tij aty duhej shtuar edhe: “O bukpërmys që mendon se me ty filloj e drejta dhe drejtësia e nuk e sheh se para teje u bo shteti dhe demokracia.

– O politikan donkishotian që mendon se pa ShBA-n munesh me fitu kundër Serbisë.

– O ‘Barmen Politik’ që ofron ‘koktej aferash korruptive’ më të rejat në qytet.

– O kryepopulist që din anglisht ama nuk i kupton amerikanët.

– O shqiptar që më së miri po e kupton greqishtën në Greqi e mas paku shqipen në Shqipëri

– O fjalaman që kurrë se kuptove atë të njohurën latine “res non verba” ‘vepra jo fjalë’.

– O pishmanli që s’le qërshi pa e përbi

– O hakubet në politikë që për dy vjet i ke trem e kanë ik 120 mijë qytetarë nga Kosova.

– O bir s’po të dhez kurgjo”.