Iu dolën pagat pa shtesa, sindikata e QKUK-së thërret mbledhje urgjente

Shoqata Sindikale e QKUK-së ka shprehur pakënaqësinë lidhur me situatën e krijuar tek punonjësit shëndetësorë ë shkak të mos përfshirjes së shtesave në paga.

“Me daljen e listës së pagave me datë:01.03.2023 nuk janë përfshirë shtesat në page (shujta,rrezikshmëria në punë,stazhi,kujdestaritë për infermier dhe shërbime teknike, po ashtu ulja e koeficientit për administratën- largimi i tyre nga shërbyes të sistemit publik) me ç ‘rast shprehim pakënaqësinë tonë lidhur me situatën e krijuar tek punonjësit shëndetësorë,” thuhet në komunikatën për media.

Ata kanë paralajmëruar se të hënën kanë thirrur mbledhjen urgjente të Këshillit Drejtues të SH.S të QKUK-së.

Varësisht nga qëndrimet e KD për shkak se gjendja e punonjësve shëndetësorë është alarmante, në ditët në vijim do të merren hapa radikal sindikal konform gjendjes së krijuar.

Sot Ministria e Financave ka njoftuar se as këtë muaj zyrtarëve publikë nuk kanë ekzekutuar në pagat e tyre shtesat e parapara në Ligjin për Paga.