Italiani 50-milionësh zbulon idhullin e tij

Talenti i Italisë dhe Cagliari-t Nicolo Barella ka zbuluar mesfushorin që ka adhuruar kur ishte fëmijë, ai është ish-lojtari i Lazio-s dhe Inter Dejan Stankovic.

Inter është një nga klubet që është përfolur për një transferim të Barella-s këtë muaj, teksa Stankovic ka bërë mbi 300 paraqitje për Zikaltrit mes 2004-ës dhe 2013-ës.

Kur është pyetur se cilin futbollist ka pasur idhull kur ishte fëmijë, 21-vjeçari është përgjigjur: “Stankovic.

“E adhuroja vendosmërinë e tij kur isha fëmijë. Akoma e mbaj mend atë gol që ka bërë nga mesi i fushës ndaj Schalke-s.”