Italianëve s’u pritet deri të hënën në zbutjen e masave, vërshojnë sheshet

Në fundjavën e fundit para zbutjes së masave të mbylljes në Itali, shumë qytetarë kanë vërshuar rrugët dhe sheshet në qytete të ndryshme italiane, me policinë që është detyruar të mbyllte disa prej rrugëve.

Në Torino, shumë prej qytetarëve, pa maska, janë takuar në sheshe të qendrës, duke marrë pjesë edhe në ndeja të paautorizuara të organizuar nga disa pronarë kafenesh.

Bari “La Torteria” ka organizuar ndejë në të shtunën e tretë me radhë. Pikë takimi për mohuesit e Kovidit dhe ata që kundërshtojnë mbajtjen e maskës, bari është hapur pavarësisht urdhrit për mbyllje për pesë ditë nga kryetarit i Torinos pas refuzimit të respektimit të doracakëve qeveritarë.

Në Romë, policia është detyruar t’i mbyllte përkohësisht disa rrugë dhe sheshe pasi njerëzit vërshuan në fundjavë.