Italianët optimist, por paralajmërojnë se beteja kundër virusit nuk është fituar ende

Italianët duhet të përgatiten për një betejë të gjatë kundër coronavirusit, tha një zyrtar i lartë shëndetësor, duke kërkuar këmbëngulje në masat për distancë sociale.

“Mos mendoni se është koha për të ndryshuar diçka ose është koha për të vepruar normalisht”, tha Komisioneri i Sektorit të Shëndetit qeveritar Domenico Arcuri në një konferencë për media.

“Vazhdoni të veproni siç keni vepruar deri më tani. Jini të vetëdijshëm që ne do të dalim nga kjo tragjedi nëse secili prej nesh bën pjesën tonë”, shtoi ai.

Italia ka qenë nën karantinë kombëtare që nga 10 marsi, por shenjat se popullata është zemëruar me këtë karantinë kanë filluar të shfaqen, veçanërisht në rajonet jugore ku ka më pak të prekur nga infeksioni.

Gazetat e së shtunës u mbizotëruan nga titujt dhe fotot e njerëzve që shkelin rregullat e izolimit në shtëpi dhe lutjeve të autoriteteve që t’i respektojnë këto rregulla.

“Lufta jonë kundër coronavirusit po vazhdon ende, por duhet të shmangim të menduarit se kemi filluar të fitojmë, se e kemi çuar armikun tonë në një qoshe dhe se ne jemi duke fituar”, shtoi Arcuri.

Epidemia në Itali u ngadalësua por nuk u ndal. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar këtë javë u rrit në një përqindje të qëndrueshme nga 4 në 4.5, duke arritur në 20 për qind në fillim të marsit