Gjykata e Apelit

Italia vendos ligje për çiftet e të njëjtës gjini-Vetëm prindi biologjik do të regjistrojë fëmijën

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit të Milanos vendosi se vetëm prindi biologjik ka të drejtë të regjistrojë fëmijën e tij në regjistrat e lindjes së bashkisë ku ai banon.

Vendimi ka të bëjë me tre çifte grash të të njëjtit seks, të cilave, përkundrazi, gjykata e Milanos iu kishte njohur qershorin e kaluar të drejtën e barabartë për të regjistruar fëmijët në regjistrin e të lindurve.

Të tre çiftet kishin fëmijë me riprodhim të asistuar jashtë vendit, siç raportohet nga shtypi italian.

Gjykata e Apelit në Milano e bazoi vendimin e saj në konstatimin se ende nuk ka një ligj që parashikon mundësinë përkatëse dhe shtoi se “duhet ndërhyrje legjislative“.

Një nga avokatët e tre çifteve nënvizoi se “në këtë mënyrë fshihet në mënyrë efektive njëra nga dy nënat e fëmijëve”, pavarësisht se “fëmijët morën kujdes të madh dhe të menjëhershëm nga të dy anëtarët e çifteve të të njëjtit seks“.

BONUS VIDEO: Deputetja e LDK-së shpreh habinë për prezencën e Lekajt në Komision – “A s’je ti në burg?”