Italia tregohet më e fortë se Irlanda e Veriut

Me dy gola të shënuar në pjesëlojën e parë, Italia ka triumfuar ndaj Përfaqësueses së Irlandës së Veriut në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

Sulmuesit Domenico Berardi (14’) dhe Ciro Immobile (39’) ishin realizatorë për Italinë, që e fitoi ndeshjen e parë të Grupit C.

Pjesë e këtij grupi është edhe Zvicra që gjithashtu fitoi në ndeshjen e parë duke e mposhtur Bullgarinë në udhëtim me rezultatin 3:1.