Italia regjistron më shumë se 2000 raste të reja me COVID-19 për herë të parë që nga prilli

Italia ka regjistruar 2548 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të enjten, duke paraqitur kështu ditën e parë që shteti ka kaluar dymijëshin me rate të reja në një ditë, që nga 29 prilli, raporton Reuters.

Të enjten janë regjistruar 24 vdekje si pasojë e COVID-19.

Italia që dikush ishte vendi më i goditur në botë nga pandemia, deri tash ka regjistruar më shumë se 314 mijë raste pozitive e më shumë se 35 mijë vdekje.