Euro 2024

Italia luan me Shqipërinë, Spalletti teston formacionin 4-2-3-1 për ndeshjen debutuese në Euro 2024

Shqipëria do të luajë ndaj Italisë ndeshjen hapëse të EURO 2024, ku Azzurrët në stërvitje e fundit janë mbështetur në formacioni 4-2-3-1.

Kjo është ndeshja e parë në grup për dy ekipet kombëtare, ndërsa në grup janë edhe Spanja dhe Kroacia.

Italia nuk ka mungesa pasi sot në stërvitje janë kthyer, Nicolo Barella dhe Nicolo Fagioli, edhe pse Sky Sport Italia, shkruan se mesfushori i Juventusit mund të rrezikojë këtë ndeshje.

Spalletti testoi formacionin 4-2-3-1 në stërvitjen e sotme me Giovanni Di Lorenzo dhe Federico Dimarco si mbrojtës të krahut.

Përzgjedhësi i Italisë kishte thënë se me shumë gjasa do të përdorte një mbrojtje me katër lojtarë kundër skuadrave që luanin vetëm me një sulmues dhe kjo është situata me Shqipërinë.

Bryan Cristante është favoriti për të qenë partner i Jorginhos në mesfushë, me Federico Chiesa, Lorenzo Pellegrini dhe Davide Frattesi që luajnë pas sulmuesit të vetëm, Gianluca Scamacca.


Formacioni i mundshëm i Italisë:

(4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenco, Mancini, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Cristante; Frattesi, Pellegrini, Chiesa; Scamacca