Ambasadori italian

Italia: Kosova në agjendë të Komitetit të Ministrave të KiE-së kur ta dërgojë draftin e Asociacionit në kushtetuese

Ambasada e Italisë ka mbajtur qëndrimin e njëjtë me të Francës e Gjermanisë në atë që lipset miratimi i draft-Statutit të Asociacionit dhe dërgimi i saj për rishikim kushtetues, që Kosova të arrijë të futet në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për votim prë anëtarësim.

“Sipas mendimit tonë, dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të draft-statutit të BE-së për Asociacionin e ardhshëm të Komunave me shumicë serbe (ASM), në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, do të dërgonte një sinjal të fortë të synimit të Qeverisë për të përmbushur këtë zotim dhe më tej të demonstrojë përkushtimin e Kosovës ndaj të drejtave të pakicave. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se vetëm hapat konkretë drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe– siç u tha më lart – duhet të çojnë në përfshirjen e pikës së Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të ardhshëm të KiE-së”, kanë thënë ambasada italiane për Express