Italia kërkon de-përshkallëzim Kosovë-Serbi dhe zbatim të marrëveshjes së Ohrit

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se tensionet në Kosovë duhet të ulen menjëherë.

Këto komente, kryediplomati italian i bëri gjatë një takimi me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet e Selisë së Shenjtë, kryepeshkopin Paul Richard Gallagher, raporton Klankosova.tv.

Gjatë takimit u trajtuan disa nga çështjet kryesore aktuale ndërkombëtare, me referencë të veçantë për luftën në Ukrainë, por edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, saktësisht “për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Në këtë drejtim, Italia mbështet me vendosmëri një de-përshkallëzimin dhe u bën thirrje palëve që të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e arritur në Ohër më 18 mars. Tajani kujtoi rëndësinë që vendi ynë i kushton rrugës së integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në një njoftim për media.