Itali| Studentja var veten në tualetin e universitetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një universitet në Milano, Itali ku një studente ka varur veten. Trupi i vajzës u gjet brenda universitetit Iulm, në banjo, me një shall rreth qafës që ajo e kishte kapur në derë, sipas mediave italiane.

Nga ekzaminimet e para të hetuesve tregojnë se bëhet fjalë vetëvrasje. E reja ka lënë një letër e cila është marrë nga karabinierët.

E reja ishte 20 vjeç, me origjinë nga Amerika e Jugut dhe banuese në Milano.