Isufi: AAK-ja dëmtohet nëse Haradinaj bëhet president, por po e japim për hatër të Kosovës

Anëtari i AAK’së, Ahmet Isufi ka thënë se subjekti i tij do të dëmtohej nëse Ramush Haradinaj do të lëshonte postin e kryetarit të partisë.

Haradinaj ka bërë të ditur kandidaturën e tij për president të Kosovës. Isufi thotë se duhet të ketë një nxitim që të zgjidhet presidenti i ri.

“Mund të ndodhë që të na zë afati kushtetues 6 mujor. Atëherë nuk mund të paramendojmë se cfarë do të ndodhte”, thotë ai në T7.

“AAK-ja dëmtohet nëse Haradinaj bëhet president, por po e japim për hatër të Kosovës. Duhet të ngutemi që të zgjedhim një president”, shtoi Isufi