Istogu i gatshëm t’i dalë në ndihmë Pejës pas vërshimeve të mbrëmshme

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e vërshimeve të mbrëmshme në Pejë.

Ferati, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo komunë është e gatshme t’i ndihmojë qytetarët e Pejës, në çfarëdo forme që nevojitet.

“Ne jemi të gatshëm, në çdo formë dhe në çdo kohë, t’iu dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës! Së bashku e ndajmë dhimbjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademaj të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të familjes së tyre”, ka shkruar Ferati në Facebook.