Policia

Istogasja tenton t’i japë fund jetës duke pirë preparate kimike, Policia arreston një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog për shtytje në vetëvrasje.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Istog 02.08.2020 – 09:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa viktima femër K-Shqiptare është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta kishte pirë preparate kimike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.