Ismet Osmani – Curri la 50 mijë euro dorëzani për t’u liruar nga paraburgimi

Përmes një njoftimi për media, Gjykata Themelore në Prishtinë thotë se ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 11.10.2019 për ndryshimin e masës se paraburgimit me ndërprerjen e paraburgimit dhe zëvendësimin me masën e dorëzanisë për të pandehurin I.O.

“Lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjyqtarja e procedurës paraprake sot me datë 11.10.2019 ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të pandehurit I.O t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me masën e dorëzanisë në vlerë prej 50 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit, Gjykata ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së paraburgimit si masë më e rëndë, me masën e dorëzanisë si masë më e butë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë.

Ismet Osmani, i njohur si Curri, është liruar nga paraburgimi.

Biznesmeni Curri, ishte arrestuar 5 muaj më parë në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës, bashkë me disa persona të tjerë, të dyshuar për veprat penale të fajdes, mashtrimit dhe detyrimit.

loading…