Ismet Munishi e përshëndet vendimin e Cristiano Ronaldos
Vendimi i Cristiano Ronaldos i ka bërë përshtypje edhe Ismet Munishit.
Gjatë ditës u raportua se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, planifikon t’i shndërrojë në spitale një varg hotelesh të veta, për njerëzit e prekur me koronavirus, dhe për më tepër do t’i paguajë mjekët dhe punëtorët.
Kjo ide i ka pëlqyer edhe trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.
Ai ka shkruar në Facebook se Cristiano gjithmonë e tregon fëtyrën e vërtetë.
Postimi i plotë i Munishit në Facebook:
Kollaj eshte me folë qe ky eshte antipatik e i sterpaguar. Ky babloku gjethmonë e tregon bujarin e humanitetin kur eshte nevoja dhe nuk është hera e parë . CR7 .
Kjo sëmundje, e njohur si COVID-19, i ka ndalë të gjitha aktivitetet sportive për shkak se është duke u shpërndarë shumë shpejt nëpër Evropë.
Italia është shteti më i godituri nga koronavirusi në Evropë, pasi mbi 15 mijë persona janë infektuar me sëmundjen, pastaj Spanja.
Portugalia nuk është prekur nga koronavirus si vendet e tjera evropiane, pasi deri tani i ka regjistruar vetëm 78 raste me këtë sëmundje.