Ismaili: Së shpejti edhe projekte tjera për rregullimin e infrastrukturës në QKUK
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtorin e QKUK-së, Basri Sejdiu, kanë inauguruar rrugët e Qendrës Klinike Universitare.
Ismaili ka thënë se së shpejti do të ketë edhe projekte të tjera për të rregulluar infrastrukturën në QKUK.
Statusi i plotë i Uran Ismailit:
Sot përuruam shtrimin e 2.4 kilometrave rrugë në QKUK, për qarkullim më të lehtë të qytetarëve tanë brenda këtij institucioni??. Falënderim i veçantë për ministrin Pal Lekaj, i cili pa hezitim i është përgjigjur kërkesës sonë për të kontribuar në këtë projekt. Shpejt edhe projekte tjera për rregullimin e infrastrukturës në QKUK dhe transformimin e saj në qendër moderne spitalore.?✅