Nënkryetari i PDK-së

Ismaili: Qeveria Kurti nuk ka suksese, ka rritje enorme të çmimeve

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka suksese, por vetëm rritje enorme të çmimeve.

“Nuk ka suksese, ka shtrenjtime enorme të çmimeve, nuk ka intervenim të duhur në ekonomi, intervenimet e tij në ekonomi janë jashtëzakonisht të dëmshme për të ardhmen e vendit. Kemi problem në shëndetësi, në arsim, në migrimin e njerëzve”, ka thënë Ismaili në TvDukagjini.

“Është normale që ka probleme me migrim, nuk është normale me qenë indiferente Qeveria, nuk është normale që Qeveria të thotë se gjithmonë kanë dalë, sepse ti e ke obligim me iu përgjigj sfidave të kohës”, ka thënë ai.

Sipas Ismailit, nëse ka ndonjë sfidë të kohës, Qeveria duhet të veprojë.