Ismaili: PDK i prishi punë çdoherë Vuçiqit, ishte urdhri i partisë që ta tërhiqnim zvarrë Gjuriqin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, iu është përgjigjur zërave se partia e tij ka kopjuar fushatën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ismaili ka thënë se fushata është realizuar në formë të atillë për shkak të pandemisë, dhe se ‘Zoom’-in e ka përdorur edhe presidenti i zgjedhur i SHBA’së, Joe Biden.

Ai këto komente i ka bërë në T7.

“PDK shquhet për disa gjëra, për hapjen e saj të të gjithë njerëzve profesionistë dhe gjithnjë e vënë njerëzit para vetës, por shquhet edhe për fushata e planprograme të mira. Ne nuk gabojmë me popullizëm. Ne kemi tentuar të jemi më transparent, që t’ua paraqesim qytetarëve më mirë programin nëpërmjet platformës. Na mujmë me thane edhe që Joe Biden ka bërë paraqitje të këtilla publike pikërisht për të pandemisë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se PDK çdoherë ia ka “prishë planet” presidentit serb, Vuçiq. Ai ka përmendur edhe tërheqjen zvarrë të ish-drejtorit të së ashtuquajtures “Zyra për Kosovën e Serbisë”, Marko Gjuriq.

“PDK gjithnjë ja ka prishë planet Vuçiqin. Z. Daçiq është tërhequr zhagasi pikërisht nga vendimet e PDK’së”, ka deklaruar tutje ai.