Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, pritet që shpejt të ngjitet në krye të Degës së PDK’së në Prishtinë.

Ai ka paralajmëruar se shpejt do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës.

“Së bashku me Kryetarin Kadri Veseli po i bëjmë përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor në Degën e PDK-së në Prishtinë. Me këtë proces demokratik do të kompletohet shtrirja e PDK-së në gjithë kryeqytetin. Së shpejti do të konsolidohen në tërësi strukturat tona dhe do të fillojë një mobilizim i jashtëzakonshëm qytetar për platformën që do të zgjidhë problemet e qytetit tonë”, ka shkruar Ismaili.

Ismaili pritet të jetë udhëheqësi i ri i Degës së PDK’së në Prishtinë.

PDK prej pasluftës asnjëherë s’ka fituar në qytetin e Prishtinës. Pavarësisht se garës për Shef të Kryeqytetit i kishin hyrë figurat kryesore të kësaj partia si: Fatmir Limaj, Agim Çeku, Astrt Salihu e Lirak Çelaj.