Në seancën e jashtëzakonshme që po vazhdon në Kuvendin e Kosovës, sekretari i PDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësis, Uran Ismaili foli për rëndësinë e marrëdhënieve Kosovë – SHBA.
Ai tha që paqja dhe siguria në Kosovë nuk janë të garantuara. Ka shumë shtete sipas tij që janë pavarësuar por pastaj janë futur në spirale të dhunës dhe sot popujt e tyre bredhin brigjeve të detërave.
Ismaili tha se Albin Kurti po mundohet që luftën e tij me Amerikën ta paraqes si mos-pajtim me presidentin Trump dhe politikat e tij, por në fakt, sipas Ismailit, Albin Kurti problemin e ka me Shtëpinë e Bardhë.
“Ai kundërshoi Rambujenë e Klintonit, pavarësinë e Bushit, konsolidimin e Obamës dhe sot po e kundërshton finalizimin e dialogut të Trump-it”, tha Ismaili.
Ai demantoi deklaratat e kryeministrit Kurti që kërcënimi për heqjen e trupave amerikane nga Kosova nuk është për shkak të taksës por për shkak të tërheqjes së gjithëmbarshme të trupave amerikanë nga shumë vende të botës.
Ismaili i tha Kurtit se Amerika ka mbi 30 mijë trupa në Gjermani, 10 mijë në Itali, ka mbi 500 trupa në Norvegji dhe ka trupa ushtarae në mbi 150 vende të botës.
“Amerika po e tërheq prezencën vetëm nga shtetet ku trupat amerikane nuk janë të mirëpritur ose po ndihen të rrezikuar. Populli i Kosovës i mirëpret ushtarët amerikanë, por problemi është qeveria”, tha Ismaili







