Disa Komuna në Kosovë kanë filluar praktikën e ndërprerjes së aktiviteteve biznesore gjatë ditës së diel, kjo me arsytim të mbrotjes së të drejtave të punëtorëve.
Një praktikë të tillë para disa ditësh e kishte kritikuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa duke e konsideruar si pengesë e zhvillimit ekonomik dhe mundësi për humbjë biznesore dhe poashtu shuarjen e shumë vendeve të punës në përgjithësi, transmeton Ballkani.info
Për diçka të tillë po diskutohet edhe në Komunën e Prishtinë e udhëhequr nga Shpend Ahmeti.
Një mundësi të tillë që eventualisht të mos lejohet funksionimi i afarizmit biznesor në Prishtinë është kritiikuar edhe nga kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Uran Ismail i cili në një postim në Facebook ka tregur shkaqet pse një praktikë e tillë nuk duhet ta përfshijë Prishtinën.
“Prishtina me dyer të mbyllura të dielen është mundësi që komunat afër Prishtinës si Graqanica të fillojnë të marrin fokus për investime. Për më tepër, Shkupi e Tirana do të presin me padurim ardhjen e kosovarëve në këto qytete”, ka shkruar ndër tjerash Ismaili.
Sipas Ismaili një përpjekje e tillë është tentativë për t’u shfajësuar para qytetarëve të Prishtinës për investimet e mirëfillta që na mungojnë çdo ditë në kryeqytet.
Prishtina është qytet shumë i vizituar nga të gjitha pjesët e Kosovës dhe për këtë shumë biznese funksionojnë pikërisht për t’i shërbyer fluksit të madh të qytetarëve. /Ballkani.info/
https://www.facebook.com/uismaili/posts/570512606879971







