Ismaili iu bën thirrje institucioneve të shëndetësisë të mobilizohen për koronavirusin

Pavarësisht që në Kosovë, deri më tani ende nuk është shënuar asnjë rast me Koronaviurs, rreziku për infektim ende qëndron.

Ky rrezik u shtua me ardhjen e virusit kinez në Itali, ku jetojnë numër i madh i shqiptarëve. Madje, pikërisht nga Italia, si raste të dyshimta janë trajtuar disa raste në Klinikën Infektive e të cilat rezultuan negativ.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një intervistë për Ekonomia Online se diaspora e madhe shqiptare në Itali dhe lëvizjet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, bënë që kjo e fundit të rrezikohet më shumë nga virusi kinez që ka lënë të vdekur mbi 2700 persona.

Ismaili thotë se Kosova duhet të jetë sa më e përgatitur në rast të shfaqjes së Koronavirusit.

“E para ne e shohim se gjitha parashikimet që kanë qenë në qoftë se është mbajtur është menduar që të mbahet sa më e kontrolluar, këto parashikime jo gjithmonë kanë dhënë rezultate ashtu siç është dashur”.

“Kemi pasur një shpërthim edhe në Itali tani dhe që goditur edhe Evropën në një formë çfarë nuk ka qenë më herët, prandaj si e tillë e bën të pashmangshme që edhe ne të ngrisim gjitha akterët tanë në një gjendje gatishmërie për një sëmundje të tillë të mundshme, pra ne dimë që në Itali ende ka diasporë të madhe shqiptare nga Shqipëria, dhe ne i dimë lëvizjet tona me Shqipërinë dhe gjitha kjo e bën një korridor të mundshëm të infektimit, prandaj çka ne duhet të bëjmë është që të përgatitemi sa më shumë që mundemi”, tha Ismaili.

Ismaili i cili është anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, thotë se do të jenë në dispozicion të ndihmojnë të gjithë akterët që janë në sektorin e shëndetësisë.