Fisnik Ismaili

Ismaili ironizon me direktivat e Berishës: Mos qit naj direktivë për çiftet që kanë profil bashkë se paraqitet problemi i sigurisë fizike

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili ka ironizuar me direktivat e Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha.

Ismaili i shkruan Berishës se direktivat e tij janë të mira e sidomos ajo që mos me i nda fjalkalimin me të tjerët. Je shembull i sigurisë kibernetike, shkruan Ismaili.

Tutje ai e lut Berishën që të mos qesë direktivë pë çiftet që kanë profile së bashku në rrjete sociale.

Sepse atëherë do detyroheshin me hapë secili për vete profil, e do ishte problem i sigurisë fizike në Kosovë.

Berisha si Koordinator i Sigurisë Kibernetike ka dhënë këto këshilla:Mos prano ftesa nga njerëz të panjohurMos e ndaj fjalëkalimin me të tjerëtMos ndaj të dhëna personale.

Ky është postimi i tij i plotë:

Zafo, e mirë kjo direktiva që mos me i nda pasfortat me njerëz tjerë. Je shembull i sigurisë kibernetike.

Veç amon mos qit naj direktivë për këta që e kanë burrë e grue një profil bashkë, e mos me e nda mo, por me e çelë secili për veti, se qat’herë paraqitet problem i sigurisë fizike në gjysën e Kosovës…