ISIS merr përgjegjësinë për masakrën në Shri Lanka, hakmarrje për Zelandën e Re

I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet terroriste në Shri Lanka sot, duke vrarë 321 njerëz dhe duke plagosur 500 të tjerë.

Kjo është bërë e ditur në mediumin e kësaj organizate Amaq, transmeton Reuters.

Siç thuhet, grupi nuk ka dhënë dëshmi për këto pretendime.

Sulmi në Sri Lankë, hakmarrje ndaj vrasjeve në xhami në Zelandë të Re

Sulmet me bomba për Pashkë në Sri Lankë ishin hakmarrje për sulmin ndaj xhamive në Zelandë të Re, ka thënë të martën një zyrtar i Sri Lankës, duke shtuar se dy grupe vendore islamike besohet të jenë përgjegjëse.

“Hetimi fillestar ka treguar se ky sulm ka qenë hakmarrje ndaj sulmit në xhami në Zelandë të Re”, ka thënë para Parlamentit, ministri i Mbrojtjes Ruwan Wijewardene, raporton Reuters.

“Është kryer nga ‘National Thawheed Jama’ut’ bashkë me JMI-në”, tha ai, duke iu referuar një grupi tjetër lokal, “Jammiyathul Millathu Ibrahim”.

Në sulmet vetëvrasëse të dielën në Sri Lankë mbetën të vdekur 321 persona, sipas shifrave të fundit zyrtare.