Rruga Gjilan-Bujanoc është një prej rrugëve kryesore në këtë qytet.
E kjo rrugë është edhe më e rëndësishme për bizneset të cilat funksionojnë në këtë anë.
Edhe pse ishte paraparë që ajo të përfundoi së shtruari me asfalt më 10 korrik, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ditë më parë qytetarë të shumta protestuan duke bllokuar rrugën me një kërkesë të vetme, shtrimin e rrugës.
E pas kësaj proteste kjo rrugë ka filluar të shtrohet sot.
Madje për të parë nga afër punimet aty ka dalë edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni./Lajmi.net/








