Ishte nisur për në shkollë, zhduket një 15-vjeçar nga Gjilani

Një 15-vjeçar nga Gjilani është zhdukur që nga dita e djeshme.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë në Gjilan kanë bërë të ditur se babai i tij, S.S, ka raportuar dje se djali i tij, V.S ka dalur nga shtëpia nga ora 10:30 për të shkuar në shkollë dhe nga ajo kohë nuk dinë asgjë për djalin e tij.

V.S është biond dhe në momentin kur është larguar nga shtëpia ka pasur të veshur një palë shorce ngjyrë hiri si dhe një xhemper ngjyrë të kaltër të mbyllur.