SHBA

Ishte në një qese plastike dhe hedhur në pyll, policia amerikane shpëton fëmijën e porsalindur (VIDEO)

Është publikuar momenti kur policia ka shpëtuar një vajzë të porsalindur që qante nga një qese plastike e hedhur në pyll.

Sipas mediave të huaja, kanë qenë autoritetet ato që kanë publikuar pamjet kur një polic shpëton fëmijën e braktisur nga një qese plastike e lënë në pyllin e Georgia, SHBA.

Regjistrimet tregojnë se si oficeri nxiton për të marrë dorezat e tij përpara se të hapë qesen ndërsa fëmija brenda mund të dëgjohet duke vajtuar.

Një banor ka thënë se ai e ka dëgjuar të porsalindurin duke qarë nga shtëpia e tij aty pranë.

Dhe ndërsa polici hap qesen, fëmija duket se është i befasuar dhe fillon të qajë.

Pas heqjes së të porsalindurit nga qesja, punonjësit e shpëtimit prenë atë që duket të jetë një kordon kërthizor, pastaj e vendosin atë në një batanije.

Vajza është emëruar përkohësisht ‘India’ dhe është vendosur në kujdesin e Departamentit të Shërbimeve të Familjes dhe Fëmijëve të Georgias.

loading…


loading...