Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani në një intervistë për “Koha shtesë” ka folur rreth dy ndeshjeve të muajit mars.

Asani luajti ndaj Anglisë, por u la në stol në përballjen ndaj Andorrës në “Air Albania”.

U raportua se futbollisti shqiptar u shpreh i pakënaqur me vendimin e trajnerit Sylvinho.

Kurse gjatë kësaj interviste tregon se nuk i mbeti aspak hatri dhe se e do shumë Shqipërinë.

“E dua Shqipërinë, unë e kam kombëtaren më të mirë në botë, nuk ka kënaqësi më të madhe se ta veshësh bluzën e Kombëtares shqiptare”

“Edhe Botërorin të ma falnin me kombëtare të tjera, nuk do e pranoja para Shqipërisë”, u shpreh Asani në Koha Shtesë.

“Edhe Botërorin të ma falnin me Kombëtare tjera, nuk do e pranoja para Shqipërisë"

Jasir Asani reagon pas zërave se nuk e pranoi stolin me Andorrën

(Intervista e plot në Koha Shtesë, Youtube) pic.twitter.com/Dyt0bkYQTJ

— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) March 27, 2025