Prishtinë

Ishte i kërkuar me urdhëresë gjykate, arrestohet në Prishtinë dhe dërgohet për vuajtje të dënimit prej një viti

Një person është arrestuar, pasi ishte i kërkuar me urdhëresë gjykate.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, në një operacion të befasishëm që policia stacionit Veriu ndërmori sot në orët e mëngjesit, arriti të arrestojë personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati”, ka thënë Borovci.

Ai tha se F. G, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Kosovës i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej një viti.