Ishte i destinuar për familjet me nevoja – gjenden 800 kg mish të prishur të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

​​Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 800 kilogramë mish gjedhi të destinuar për familjet në nevojë të shoqatës ‘Jetimët e Ballkanit’, pasi nuk i plotësonte kushtet për konsum.

Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësi për media në AUV, Lamir Thaçi.

“Kemi pranuar një kërkesë nga inspektorët komunalë të Skenderajt, për kontroll të një sasie të mishit të destinuar për familjet në nevojë të shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, dhe për të njëjtën sasi prej 800 kg inspektori veterinar i AUV-së ka vendosur se mishi nuk i plotëson kushtet për konsum dhe është bërë asgjësimi i tij nga kompania ‘Pastrimi’ në Mitrovicë më datë 19.08.2019”, ka thënë Thaçi.

loading…