“Ishte gabim blerja e Ronaldos? Asnjëherë!”

Numri një i Juventusit, Andrea Agnelli, e ka mbrojtur vendimin për ta blerë Cristiano Ronaldon, insisiton se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” me prezencën e tij në Itali, ua ka mbushur arkat edhe klubeve të tjera.

CR7 është lojtari më i paguar në Juve, pothuajse dyfish më shumë se lojtari i dytë, tretë e me radhë.

Megjithatë, me të në skuadër, Juve nuk arriti asnjëherë të paktën në finale të Ligës së Kampionëve, derisa CR7 po kalon sezonin e tretë në Torino.

“Gabim që morëm Ronaldon? Kurrë”, u përgjigj ai për “Corriere dello Sport”.

“Do ta bëja përsëri nesër. Edhe Pirlon. Stabiliteti na ndihmon që të rritemi në të ardhmen dhe të investojmë në futbollistë të rinj dhe trajneri, edhe pse është eksperienca e parë”.

“Ne e sollëm Cristianon në Itali dhe vetëm prezenca e tij u ka garantuar klubeve tjera 4 milionë3 ekstra në arkat e tyre”.