Ishte e vaksinuar kundër Covid-19 gjatë shtatzanisë, gruaja lind foshnjën me antitrupa

Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ishte vaksinuar kundër Covid-19, ka lindur foshnjën me antitrupa.

Gruaja e cila ishte punonjëse në vijën e parë të kujdesit mjekësor u vaksinua me Moderna në janar, kur ishte 36 javëshe shtatzënë, shkruan The Guardian.

Doktorët morën në analizë gjakun e foshnjës nga kordoni i kërthizës nga ku shikuan se foshnja kishte antitrupa, duke u bërë kështu foshnja e parë në botë e cila ka antitrupat e virusit SARS COV-2.

“Për njohuritë tona, ky është rasti i parë në botë që u raportua për një fëmijë të lindur me antitrupa pas vaksinimit të nënës”, tha doktor Paul Gilbert.