Ishte duke shkuar në punë, vdes në aksident të tmerrshëm kadeti i Policisë së Kosovës

Një kadet i Policisë së Kosovës, rreth 30-vjeç, ka vdekur në një aksident të rëndë trafiku mëngjesin e sotëm në Jashanicë të Klinës, teksa po shkonte në punë.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 6:50, si pasojë e një vetaksidenti, ka vdekur një person në fshatin Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj”, tha Rugova.

Ai tha më tej se viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është konfirmuar vdekja e tij.