Atletja iraniane Elnaz Rekabi, 33 vjeçe, e cila u bë tituj për gjoja refuzimin e veshjes së hixhabit ndërsa përfaqësonte vendin e saj në Kampionatin Aziatik të Ngjitjes Sportive në Seul të dielën, thuhet se ishte zhdukur, megjithatë ajo doli në publik dhe foli rreth çështjes.
Elnaz Rekabi tha sot se hixhabi i ra aksidentalisht nga koka në një garë ndërkombëtar në Korenë e Jugut, duke hedhur poshtë raportet se ajo e hoqi atë me qëllim për të solidarizuar me protestat në Iran.
Në një postim në Instagram, Rekabi ka shkruar se po kthehej në Iran pas garës, me pjesën tjetër të skuadrës, njofton Reuters, transmeton Demokracia.com.
“Mos mbajtja e shamisë gjatë konkursit në Seul nuk ishte e qëllimshme…ishte një rast gjykimi i keq, më ftuan papritur të ngjitem”, tha ajo.
Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Ngjitjes Sportive bëri të ditur se janë duke ndjekur rastin e sportistit iranian, se si organizatë po mundohen të vërtetojnë faktet dhe se janë në kontakt me Rekabin dhe Federatën iraniane të Alpinizmit.
Protestat dhe trazirat kanë vazhduar në Iran për më shumë se katër javë për shkak të vdekjes së një gruaje të re iraniane, Mahsa Amini, në paraburgim në Teheran.
Amina është ndaluar nga policia për moral, pasi dyshohet se ka shkelur rregullat e mbajtjes së hixhabit. Ajo ra në koma pak orë pas arrestimit dhe vdiq më 16 shtator në paraburgim./Demokracia.com/







