Ishin “rivalë” brenda “BBVA”, Olta publikon foto krah Luizit jashtë shtëpisë

Olta dhe Luizi, ishin dy rivalët më të mëdhenj brenda shtëpisë së “BBVA”.

Ky rivalitet nuk vazhdon edhe jashtë këtij formati, shkruan lajmi.net.

Madje dyshja tashmë kanë nisur punën për një projekt filmik.

Olta e cila gjatë kohës sa dyshja ishin pjesë e formatit shpesh herë e ka kritikuar edhe për veshjet, këtë e ka vazhduar në formë humori edhe në mbishkrimin e fotos që postoi me Luizin.

“Shi sa keq je vesh këtu”, ka shkruar Olta sipër fotos.

Ndërkohë, kujtojmë që përveç filmit me Gixharin, këngëtari shkodran tashmë ka lansuar disa projekte muzikore dhe ka nisur angazhimet me koncerte.