Sot i jepet lamtumira e fundit, 26-vjeçares, Xheneta Ejupi, e cila humbi jetën tragjikisht dje në Prishtinë. E njëjta ra nga kati i 7-të, i banesës ku jetonte me qera. Varrimi i të ndjerës bëhet në orën 18:00, në varrezat e fdhatit Sekiraçë.

Për vdekjen e saj ka reaguar shoqja e saj në rrjetin social “TikTok”, duke ka thënë se Xhenetën nuk e kishte vetëm shoqe, por e konsideronte si motër.

“Ajo nuk ishte thjesht shoqja ime ajo ishte motra që nuk e pata kurrë. Me buzëqeshjen e saj, më ndriçonte edhe ditët më te vështira. E kam me shumë dhimbje ta pranoj qe nuk eshtë më, por do ta mbaj gjithmonë në zemrën time.

Ajo ishte dritë per te gjithe ata që e njohën e dashur, e mençur dhe gjithmonë gati për të ndihmuar. Edhe pse ka ikur fizikisht, prania e saj do të ndjehet gjithmonë”, ka shkruar shoqja e Xheneta Ejupit krahas videos.

@dhuurki8 Ajo nuk ishte thjesht shoqja ime ajo ishte motra që nuk e pata kurrë. Me buzëqeshjen e saj, më ndriçonte edhe ditët më të vështira. E kam me shumë dhimbje ta pranoj që nuk është më, por do ta mbaj gjithmonë në zemrën time Ajo ishte dritë për të gjithë ata që e njohën e dashur, e mençur dhe gjithmonë gati për të ndihmuar. Edhe pse ka ikur fizikisht, prania e saj do të ndjehet gjithmonë #xhenetaejupi #RIP ♬ original sound – Josie Balka