Policia e Kosovës

Ishte i zhdukur nga e enjtja, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete

Është gjetur pa shenja jete Xhemajl Beluli, i cili ishte zhdukur që nga dita e enjte në Gjilan.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot me datën 02.07.2024 njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e paraqitur të humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka thënë Hashani.

Hashani ka treguar se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Ballkani.info/