Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë, mjeku i njohur Ilir Hasani ka sulmuar ashpër vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovë, për masat e reja me çfarë u kufizua lëvizja e lirë e qytetarëve.

Shkrimi i plotë i Ilir Hasanit:

Kufizimi i lëvizjes mes Kosovës dhe Maqedonisë epidemiologjikisht s’ka asnjëfarë peshe për momentin. Situata epidemiologjike këndej dhe mëtan “gardhit” esht lart poshtë e njëjtë. Nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të ministrit Latifaj se kënd prej kujt po e mbron?

Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë.

Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj.

Ministër, respekt si profesionist që je, por vendimin duhet ta rishqyrtosh urgjentisht.