Ish-zv/ministri i PDK-së tenton t’i bëjë “telashe” Agim Aliut në Ferizaj, e sfidon me një Iniciativë!

Ish-zv/ministri i Partisë Demokratike të Kosovës, Nehat Mustafa ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës për zgjedhje në Ferizaj, mirëpo jo me PDK-në.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se KQZ-ja e ka certifikuar “Iniciativën Qytetare REFORMIMI DEMOKRATIK PËR FERIZAJN”

May be an image of 2 people

Postimi i plotë:

Të dashur miq e familjar !

Ditë mē parë, KQZ certifikoi Iniciativēn Qytetare REFORMIMI DEMOKRATIK PËR FERIZAJN ( RDF ) si subjektin mē tē ri qē garon për Kuvendn e Komunës së Ferizajt nē zgjedhjet e 17 Tetorit.

Me vendimin e Këshillit Iniciativ, unë jam ngarkuar me përgjegjēsinë e Kryetarit të RDF.

Prandaj, tani e tutje e deri në përfundim të zgjedhjeve lokale, qëndrimet e mija politike për Zgjedhjet Komunale në Ferizaj janë qëndrime të cilat vendosen në strukturat vendimmarrëse të RDF .

RDK ēshtë Iniciativë Qytetare e pavarur . Garojmë vetëm pēr Kuvendin e Komunës dhe jemi të hapur për bashkpunim me të gjitha subjektet politike ferizajase. Në garēn pēr Kryetar të Komunēs, RDF mbanë qëndrim neutral gjatë raundit parë me mundësi bashkpunimi në raundin e dytë.

Për fund , më lejoni qē miqësisht t’iu kërkoj pērkrahjen pēr kandidatë e listës së RDF