Ish- zëvendësministri i Punëve të Brendshme: Partitë politike me incitiva ad-hock adaptojnë ofertat e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit

Ish zëvendësministri i Punëve të Brendshme Selam Shkodra përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se partitë politike kanë ndërmarrë iniciativa ad-hock në adaptimin e ofertave të tyre për të arritur qëllimet që kanë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas tij angazhimi i profesionistëve kompetent është  kyçe dhe në veçanti, sensi inovativ dhe ndërmarrës i njerëzve si dhe fuqizimi i kompetencës së këtyre njerëzve do të zvogëlonte dukurinë e nepotizmit dhe mbipopullimit të institucioneve me militantë partiak si dhe do të ndihmonte në ndryshimin e kësaj gjendje të padurueshme në vend.

Shkrimi i tij i plotë:

Partitë politike në vend kanë ndërmarrë iniciativa ad-hok t’i adaptojnë ofertat e tyre

për t’i arritur qëllimet e tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit në lidhje me punësimin, politikat

sociale,  edukative-arsimore, shëndetësore, në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

Angazhimi i profesionistëve  kompetent është  kyçe dhe në veçanti, sensi inovativ dhe ndërmarrës i njerëzve si dhe fuqizimi i kompetencës së këtyre njerëzve do të zvogëlonte dukurinë e nepotizmit dhe mbipopullimit të institucioneve me militantë partiak si dhe do të ndihmonte në ndryshimin e kësaj gjendje të padurueshme në vend dhe zvogëlimi i dukurisë të sipërpermendura, gjithashtu profilizimi i partive politike edhe me programet e tyre do të luan rol të rëndësishëm, në veçanti kur kombinohen me profesionist të fushave të cekur si më lartë.

Për ta kuptuar seriozitetin e partive politike në zgjidhjen afatëgjate të problemeve në vend duhet të shihet prioriteti që partitë i japin nëpërmes planifikimit të ndarjes së buxhetit në arsim, drejtësi, shëndetsi dhe në zhvillimin ekonomik .

Fokusi në këto fusha reflekton qëndrimin e partive në fillimin e zgjidhjeve të problemeve në vend duke e adaptuar një qasje të balancuar – mes një perspektive të përgjithshme të pluralizmit, në njërën anë dhe perspektivës së mundësive të barabartanë anën tjetër.

Këto kontekste, nga më e përgjithshmja deri te më specifikja, duhet parë me prioritet,

angazhimi aktiv i qytetarëve me të drejtë të votes në këtë proces është jo i nevojshëm po i domosdoshëm.