Ish-zëvendësministri i Arsimit kërkon nga Prokuroria e Shtetit ta përcjellin procesin e subvencionimit për tekstet shkollore

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, sot ka reaguar lidhur me vendimin e MASHTI-it për çështjen e sigurimit të librave për nxënësit e shkollës fillore.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka ngritur dyshimet se ka rritje të shpenzimeve për tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.

Ai ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit duhet ta përcjell me vëmendje procesin, pasi siç tha ai ka rritje të shpenzimeve për tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Mustafës:

Dyshimet vazhdojnë

Dy ditë më parë në postimin tim prezantova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasat 1-5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasat 6 dhe 8. Për këtë tender,  MASHTI kishte alokuar buxhetin prej mbi 4.3 milion euro.

Në postimin tim supozova se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëherë vetëm për tekstet 1-5 do të shpenzohen së paku 9 milionë euro.

Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestu dhe e konsideru si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 euro për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këtë shumë në 80 euro, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion euro.

Cfarë do të thotë tani ky “këshilltar”, cili perfolet për shumë ndërhyrje  e keqpërdorime ne ministri e institucione të arsimit të lartë dhe që “befasisht” thuhet se është familjar UDB-ashi dhe se ka disa kallëzime penale.

Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje , sepse kemi rritje të shpenzimeve për tekstet shkollore për më shumë se dy  herë nga buxheti i alokuar .

Dhe kjo nuk besoj që është rastësi..