Ish ushtar i UÇK-së, Ben Suhodolli me prejardhje nga Suhodolli i Mitrovicës ka treguar përvojën e tij kur kishte shpëtuar një nënë dhe fëmijën e saj.

Ai thotë se në ato momente nuk kishte menduar për asgjë tjetër, vetëm t’i shpëtonte ata dy persona që po mbyteshin në ujë.

“Vitin e kaluar ishim në pushime, në deti me familje dhe një grua me një fëmijë, erdhën valët e mëdha dhe i larguan ata dy.Në ato momente nuk të bjen në mend as fëmija, as çka të ka ndodhur, veç e ke mendjen qysh me shku me shpëtu atë fëmi, atë person”, tregon ai.

Ai thekson se për të ky është një mision i shenjtë, shkruan Jepi zë.

“Ky mision është i shenjtë, unë kam qenë edhe ushtar i UÇK-së dhe gjithmonë e lidhi me atë që është e shenjtë, edhe nëse është kafshë prapë misioni është i veçantë dhe vetëm Zoti mund ta shpërblejë”, tha ai.

“Arrita me i shpëtu. Së pari e kapa fëmiun, pastaj ngadalë arrita me i nxjerr të dy nga uji. Në ato momente për asgjë nuk të bjen në mend, aq mision i shenjtë që është”, rrëfen ai në Atv