Ish-ushtari i UÇK-së: Nuk e lejoj fëmijën tim të shkojë në shkollë, deri në qetësim të situatës me Covid

Ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri ka thënë se ai si prind nuk do ta dërgojë fëmijën e tij në shkollë, deri në qetësimin e situatës me Covid-19 në vend.

Ai thotë se shëndeti duhet të jetë në rend të parë, pasi edhe më parë ka pasur familjarë të infektuar me Covid dhe për shërimin e tyre nuk ka pasur asnjë ndihmë nga shteti.

“Duke e percjell me vemendje situaten ne disa portale ne vend,rastet e Covidit i cili po shfaqet edhe tek femijet jam i detyruar te marr kete vendim.
Une si prind nuk do lejoj qe femija im te shkon ne shkoll deri ne qetsim te situates,nese une e kam gabim ateher gabimet i mbaj ne supet e mija.
Shendeti mbi te gjitha,pasojat e semundjeve infektive neper spitale po i bartim ne si familjar pa ndihem e askujt,keshtu qe nuk dua te provohem edhe nje her me kete virus siq u provova me baben tim 2 muaj dit sherim pa ndihmen e askujt perveq miqve te afer.
Kostoja e ketij sherimi perveq qe eshte vdekja po te kushton edhe panik e psiqik edhe problem financiar2, ka shkruar ai.

Gjatë ditës, edhe Këshilli i Prindërve të Prishtinës ka kërkuar që të shtyhet mësimi edhe 2 javë për shkak të pandemisë

Kryesia e Këshillit të Prindërve e Prishtinës kanë kërkuar shtyrje e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla, nëse nuk përmirësohet gjendja me pandeminë.